Të enjten zhvillohen dy ndeshje në Ligën Unike të Meshkujve ndërmjet skuadrave nga Shqipëria.
Kjo Ligë po hyn në fazën më të rëndësishme ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme.
Në Grupin A përballen Teuta me Besëlidhjen, ku skuadra durrësake është ende pa fitore pas tri ndeshjeve, kurse Besëlidhja ka tri fitore në tri ndeshje.
Në Grupin B takohen Apolonia dhe Vllaznia, dy skuadra që kanë nga dy fitore e një humbje.
Liga Unike-Java 5
GRUPI A
E enjte
17:00 Teuta - Besëlidhja
GRUPI B
E enjte
17:00 Apolonia – Vllaznia