03/02/2026

Përballje interesante në Ligën Unike

Mesjava do të sjellë sfida interesante në Ligën Unike të Meshkujve.

Në Grupin A, kampioni Vëllaznimi do të ndeshet me Besëlidhjen, një takim që pritet të jetë emocionues në Gjakovë. Vëllaznimi ka një fitore e një humbje, ndërsa Besëlidhja dy fitore.

Në Grupin B, GO+ Peja do të përballet me Vllazninë e Shkodrës, me të dy skuadrat që synojnë fitoren. Pejanët kanë një fitore, ndërsa shkodranët një humbje.

Liga Unike Meshkujt - Java 3

GRUPI A

E mërkurë

17:00 Vëllaznimi-Besëlidhja

GRUPI B

E martë

18:30 GO+ Peja-Vllaznia