10/12/2025

Fitorja e dytë për Besëlidhjen

Besëlidhja ka shënuar fitoren e dytë në Ligën Unike. Besëlidhja njëkohësisht ia shkaktoi humbjen e dytë Teutës së Durrësit me rezultat 100:89.

Çereku i parë i takoi durrsakëve 20:25, por më pas u rikthyen vendasit që ishin më të mirë në periudhën e dytë 21:13 dhe periodën e tretë 28:21, derisa dhjetë minutat e fundit ishin më të baraspeshuar 31:30, ku Besëlidhja në fund fitoi 100:89.

Julian Hamati kishte 17 pikë e 12 kërcime te Besëlidhja, derisa te Teuta u dallua Jamal Wright me 29 pikë e tri kërcime.