Peja 03 shënoi fitore në Vlorë ndaj kampionit Flamurtarit me rezultat 70:82.
Fitueset e Superkupës së Kosovës ishin shumë më të mira në pjesën e parë, duke e fituar këtë pjesë 24:47, derisa në pjesën e dytë vendaset ngushtuan shifrat, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe sfida përfundoi 70:82.
Më e mira te vendaset ishte Adia Brisker me 27 pikë e katër kërcime, kurse te mysafiret u dallua Kiki Jefferson me 30 pikë e 12 kërcime.