10/12/2025

Bashkimi e nis me fitore

Kampioni i Kosovës, Bashkimi e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës Unike.

Bashkimi shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 90:53, në ndeshjen e zhvilluar në Prizren.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte tërësisht e baraspeshuar 36:38, por në pjesën e dytë kampionet e Kosovës ishin bindshëm më të mira për të shënuar fitoren e parë në këtë edicion.

Te Bashkimi më e mira ishte Nicole Destiny me 31 pikë, 11 kërcime e katër asistime, kurse te Partizani, Dasia Evans kishte 18 pikë e nëntë kërcime.