15/03/2024

Henderson e Flamurtarit, MVP e javës

Liga Unike Femrat po shkon drejt fundit të garave të rregullta, ku të martën u zhvillua xhiroja e tetë.

Basketbollistja me indeksin më të lartë këtë xhiro ishte Asia Henderson, 37. Basketbollistja e Flamurtarit ndaj Penzës kishte 25 pikë e 20 kërcime, duke shtuar edhe tre asistime, një top të vjedhur dhe dy bllokada.

Ndërkohë, te skuadra pejane më e mira në këtë ndeshje ishte Wingate Gayle me 21 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Tirana fitoi derbin kryeqytetas ndaj Partizanit, ku më e mira ishte Oyanaisy Gelis Gonzales me 15 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Bashkimi vazhdoi me fitore, duke mundur Prishtinën. Prizrenaset janë skuadra e vetme pa humbje, ku më e dalluara ishte Sarah Mgbeike me 25 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, kurse te prishtinaset më e dalluara ishte Jaccqueline Luna Castro me 21 pikë, katër kërcime e shtatë asistime.

Top 5

Asia Henderson (Flamurtari) 25 pikë, 20 kërcime, 3 asistime, 37 indeksi

Oyanaisy Gelis Gonzales (Tirana) 15 pikë, 9 kërcime, 6 asistime, 26 indeksi

Jaccqueline Luna Castro (Prishtina) 21 pikë, 4 kërcime, 7 asistime, 26 indeksi

Wingate Gayle (Penza) 21 pikë, 6 kërcime, 6 asistime, 24 indeksi

Sarah Mgbeike (Bashkimi) 25 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi