07/03/2024

Johnson e Prishtinës, sërish më e mira

Të martën u zhvillua xhiroja e shtatë në Liga Unike Femrat.

Prishtina po vazhdon me formë të lartë, ku kësaj radhe mundi Penzën, derisa sërish më e dalluara ishte organizatorja amerikane, Asianae Johnson. Ajo e mbylli ndeshjen me 30 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime, duke e pasur indeksin 41 apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur sërish MVP.

Shumë afër ishte edhe Aulona Muhadri e Bashkimit, e cila e mbylli ndeshjen ndaj Partizanit me dyshifror të dyfishtë me 19 pikë, 18 kërcime, si dhe gjashtë asistime, duke e pasur indeksin 39.

Ndeshje shumë të mirë zhvilloi edhe Saranda Daci e Penzës, e cila e mbylli ndeshjen ndaj Prishtinës me 20 pikë e 11 kërcime, dhe katër asistime.

Tirana shënoi fitore ndaj Flamurtarit, ku te tiranaset më e mira ishte Enisa Qosja me 18 pikë, katër kërcime dhe tri asistime, derisa te vlonjatet më e mira ishte Asia Henderson me 17 pikë e 22 kërcime dhe dy asistime.

Top 5

Asianae Johnson (Prishtina) 30 pikë, 8 kërcime, 8 asistime, 41 indeksi

Aulona Muhadri (Bashkimi) 19 pikë, 18 kërcime, 6 asistime, 39 indeksi

Saranda Daci (Penza) 20 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 34 indeksi

Asia Henderson (Flamurtari) 17 pikë, 22 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi

Enisa Qosja (Tirana) 18 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 16 indeksi