04/03/2024

Lideri sfidohet nga kampioni

Të martën zhvillohet xhiroja e shtatë në Liga Unike Femrat.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00. Në Liga Unike Femrat zhvillohen dhjetë xhiro, ku më pas katër skuadrat e para do të luajnë në “Play-off”.

Bashkimi është lider me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, njëherësh skuadra e vetme pa humbje, kurse këtë xhiro do të sfidohet nga Partizani, që është kampion aktual, por këtë edicion nuk e ka nisur mbarë me një fitore e pesë humbje.

Të martën në kryeqytetin e Kosovës do të luhet ndeshja mes skuadrave kosovare Penzës dhe Prishtinës. Skuadra pejane ka dy fitore e katër humbje, kurse ajo prishtinase ka pesë fitore e një humbje.

Ndërkohë, në kryeqytetin e Shqipërisë zhvillohet përballja mes Tiranës dhe Flamurtarit, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e katër humbje dhe do të bëjnë çmos për fitore, që të jenë në fazën e “Play-off”-it.

Liga Unike Femrat - Java 7

E martë

17:00 Penza-Prishtina

17:00 Tirana-Flamurtari

17:00 Bashkimi-Partizani