Në bazë të Raporteve të Vëzhguesve të Ligës Unike Femrat nga ndeshjet për vendin tre-katër dhe ndeshja finale, Komesari i Garave i Ligës Unike regjistron ndeshjet:
Prishtina vs Bashkimi 63:68 ( 13:17, 15:10, 20:21,15:20)
Gjyqtari kryesor: Gilbert Hoxha
Gjyqtari 1: Ngadhnjim Shabani
Gjyqtari 2: Edison Gjoni
Vëzhguesi: Pjerin Bushati
Organizimi i ndeshjes: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra A: Korrekte dhe sportive.
Skuadra B: Korrekte dhe sportive.
Sjelljet e shikuesve: Të mira. Numri i tyre ishte 100.
Flamurtari vs Partizani 61:72 ( 13:17, 20:25,10:14,18:16)
Gjyqtari kryesor: Xhelal Mumini
Gjyqtari 1: Fatjon Malevi
Gjyqtari 2: Irma Konjusha
Vëzhguesi: Vlora Braha
Organizimi i ndeshjes: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra A: Korrekte dhe sportive.
Skuadra B: Korrekte dhe sportive.
Sjelljet e shikuesve: Të mira. Numri i tyre ishte 1.500.
Njoftim :
KBF Partizani nga Tirana është fituese e Ligës Unike Femrat për edicionin 2022-2023.
Mirënjohjet gjyqtarëve-vëzhgueses së ndeshjes finale i ndau Faton Kurshumlija Komesar I Garave dhe Migena Pllasa nga FSHB.
Mirënjohjen e MVP lojtares H.Brych e ndau Presidenti I FSHB Avni Ponari.
Mirënjohjet MVP TOP 5 I ndanë Elvira Dushku Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Korab Llazani Sekretar I Përgjithshëm I FSHB.
Medaljet ekipit finalist KBF Flamurtari i ndau Gerti Shima Sekretar I KOKSH, dhe Blerim Vuniqi anëtar i Bordit Drejtues të Ligës Unike.
Medaljet e arta ekipt fitues te titullit të kampionit KBF Partizani i ndau Avni Ponari President I FSHB, Arben Fetahu Kryetar I FBK-së , Fidel Ylli President I KOKSH, Dritan Leli Kryetar Bashkies Vlorë.
Kupën e Liga Unike Femrat kapitenes së KBF Partizani Ornela Lalaj e ndanë Avni Ponari President I FSHB, Arben Fetahu Kryetar I FBK-se, Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu , Fidel Ylli President I KOKSH dhe Dritan Leli Kryetar Bashkies Vlorë.
Liga Unike
Faton Kurshumlija
Komesar i Garave