Në mesjavë filloi Liga Unike Femrat, me xhiron e parë që ishte mjaft interesante.
Basketbollistja më e mirë e kësaj jave ishte Asianae Johnson e Prishtinës, që sfidën ndaj Partizanit e mbylli me 31 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime, duke e pasur indeksin 40, apo më të lartin e kësaj xhiro.
Bashkimi shënoi fitore bindëse ndaj Flamurtarit, ku u dalluan Adrienne Godbold me 26 pikë, 12 kërcime e katër asistime dhe Arbnore Përquku me 16 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.
Ligën Unike Femrat e nisi me fitore edhe Tirana, që mundi Penzën. Më e mira te tiranase ishte Enisa Qosja me 21 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, duke u ndihmuar nga Oyanaisy Gonzales që kishte 12 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.
Top 5
Asianae Johnson (Prishtina) 31 pikë, 13 kërcime, 7 asistime, 40 indeksi
Adrienne Godbold (Bashkimi) 26 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 36 indeksi
Enisa Qosja (Tirana) 21 pikë, 6 kërcime, 6 asistime, 32 indeksi
Oyanaisy Gonzales (Tirana) 12 pikë, 9 kërcime, 7 asistime, 28 indeksi
Arbnore Përquku (Bashkimi) 16 pikë, 9 kërcime, 8 asistime, 24 indeksi